Emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni i Venecias takon Bashën

Publikuar tek: politike, më 08:41 14-02-2020 Emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni i Venecias takon Bashën Foto nga nje mbledhje e Komisionit te Venecias

Të dërguarit e Komisionit të Venecias sot pritet të zhvillojnë disa takime me përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare, dhe në këto momente ndodhen me kryetarin e PD Lulzim Bashën, për të diskutuar për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 

Takimi mes Komisionit të Venecias dhe Bashës ka nisur në orën 8:15 minuta dhe në përfundim pritet që kreu demokrat të japë një deklaratë për media për të zbardhur diskutimet e këtij takimi.

Komisioni i Venecias mësohet se do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të opozitës jashtparlamentare si nënkryetari i LSI Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi dhe ish deputeti Oerd Bylykbashi.

Kujtojmë se tema e diskutimit do të jetë procedura e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pas precedentit të Arta Vorpsit, e cila ishte edhe ‘shkaku’ që solli miratimin e ligjit në Kuvend, ku presidentit i vendoset një afat kohor për të thirrur në ceremoni betimi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas këtij ligji Meta ka vetëm 10 ditë kohë për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar, dhe nëse nuk e bën këtë, atëherë gjyqtari ka të drejtë ta dërgojë vetë betimin me shkrim në Gjykatën Kushtetuese.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020643949508667
array(1) { ["section"]=> string(73) "emerimet-ne-gjykaten-kushtetuese-komisioni-i-venecias-takon-bashen-195157" }