Emërimet për Gjykatën Kushtetuese, Manjani: Betimi i Arta Vorpsit ishte një barsoletë juridike

Publikuar tek: aktualitet, më 19:04 16-11-2019 Emërimet për Gjykatën Kushtetuese, Manjani: Betimi i Arta Vorpsit ishte një barsoletë juridike Ish ministri i Drejtesise, Ylli Manjani

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar betimin e gjyqtares Arta Vorpsi para disa ditësh në një zyrë noteriale.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, ish-ministri Manjani ka folur edhe bllokimin dhe konfliktin institucional dhe kushtetues. Ndër të tjera ai e quajti edhe mbledhjen në Gjykatën Kushtetuese si pjesë të një barsolete juridike.

‘Dy plane është mirë të sqarojmë, në kuptim ligjor dhe kushtetues, Gjykata Kushtetuese ka filluar të ringrihet nuk ka mbaruar. Gjykata Kushtetuese ka 9 anëtarë, as 4 e as 2, sipas kushtetutës dhe po sipas saj 3 i zgjedh Presidenti, 3 parlamenti e 3 Gjykata e Lartë, kjo e fundit nuk ekziston ende. Nga pikëpamje kushtetuese KED duhet të shqyrtojë kandidaturat. KED ka bërë një thes me emra, thes i cili i është vënë në dispozicion edhe Presidentit edhe Parlamentit për vakancat, që nuk duhet të ndodhte kështu. Normalja do ishte që për cdo vend vakant ka një konkurs dhe prodhohet një listë, por shpikja shqiptare do vazhdojë të funksionojë.

Megjithatë radha për tu ndjekur është e shkruar në kushtetutë dhe kështu ka ndodhur. Presidenti emëroi Besnik Muci, dhe radha i takon Kuvendit, Kuvendi s’po reagonte dhe pak me hile emëroi dy njëherësh. Normalja ishte që i vjen radha Presidentit dhe presidenti nxori dekretin e dytë, fundi i historisë është u emëruar 4 gjyqtarë, aktualisht kemi 6 anëtarë, këta 3 të rinjtë vajtën te Presidenti, filluan detyrën nga pikëpamja kushtetuese këtu nuk ka më asnjë konflikt’ – ushpreh Manjani ndërsa komentoi edhe sjelljen e znj. Vorpsi, për të cilën tha se ndjen keqardhje.

‘Më vjen keq për znj. Vorpsi sepse ajo ka gjithë jetën e saj që e ka shpenzuar nga pikëpamja profesionale në gjykatën Kushtetuese si këshilltare dhe nga pikëpamja profesionale mund të ishte një kadidate shumë e mirë, por nga pikëpamja e integritetit dhe etikës profesionale, më këto lëvizjet jo te noteri .. këto janë për barsaleta juridike. Ia thash tim biri që studion për drejtësi, ke një fat shumë të mirë për të kuptuar një cështje shumë të thjeshtë që askund në Perëndim nuk ndodh. Për të kuptuar se si ndahet e drejta publike nga e drejta private. Me këtë dua të them që me ligjet e martesës nuk ndërtohet parlamenti. Janë të ndara’, ka përfunduar ish ministri i Drejtësisë.

Zonja Vorpsi mund të shkojë edhe te një përmbarues tani, se meqë shkoi te noteri edhe përmbaruesi mund t’i shkojë nga pas, këto janë qesharake’, ka përfunduar ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066759586334229
array(1) { ["section"]=> string(99) "emerimet-per-gjykaten-kushtetuese-manjani-betimi-i-arta-vorpsit-ishte-nje-barsolete-juridike-186116" }