Emërimi në postin e lartë të NATO-s, Mimi Kodheli: Kam marrë urime majtas e djathtas, ta ruajmë unitetin edhe gjatë pandemisë

Publikuar tek: politike, më 11:15 26-11-2020 Emërimi në postin e lartë të NATO-s, Mimi Kodheli: Kam marrë urime majtas e djathtas, ta ruajmë unitetin edhe gjatë pandemisë Mimi Kodheli

Mimi Kodheli ka folur sot nga foltorja e Kuvendit për emërimin e saj si zëvendës presidente e Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Gjatë fjalës së saj, Kodheli ka thënë se ka marrë shumë urime nga të majtë dhe të djathtë dhe ka kërkuar që ky unitet të vijojë edhe gjatë kohës së pandemisë.

"Ju falenderoj për urimet e dërguara, të njohur e të panjohur. Pozicioni i zv, presidentes në NATO është i lartë dhe me shumë përgjegjësi. Kam marrë urime majtas dhe djathtas. Le të rrimë kështu bashkë edhe në raste të tjera",- tha Kodheli.

Më tej e uroi edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

"Zgjedhja e Kodhelit është një vlerësim për Shqipërinë dhe për performancën e zonjës Kodheli. Shumë urime me bindjen dhe besimin që do e justifikoni atë që iu dha",- tha Ruçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Murrizi: Në Kuvend ka njerëz që në komunizëm kanë spiunuar babain, mamanë, nusen apo djalin
Pamjet nga morgu, Spiropali i kthehet opozitës: Të vdekurit nuk fshihen, se s’janë as kaseta e as filimime si të 21 Janarit »
Article Logic
Execution time: 0.010069847106934
array(1) { ["section"]=> string(129) "emerimi-ne-postin-e-larte-te-nato-s-mimi-kodheli-kam-marre-urime-majtas-e-djathtas-ta-ruajme-unitetin-edhe-gjate-pandemise-229172" }