Emërohet drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:18 27-01-2021 Emërohet drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan (EMRI)

Inxhinieri Mariglen Disha është emëruar sot si Drejtori i ri i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan.

Disha më herët ka shërbyer në Zonën e Urbanistikës si inxhinjer dhe përgjegjës nga viti 2006 deri më 2013.

Nga viti 2014 deri në 2015 ka punuar në ALUIZNI-n e Tiranës. Ka ushtruar detyrat e specialistit në Sektorin e Çështjeve të Pronësisë, përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve dhe Planifikimit Urban.

 Në vitin 2015 mori detyrën e specialistit në Sektorin e Legalizimeve dhe Planifikimit Urban në ALUIZNI-n e Elbasanit. Aktualisht është drejtues i ALUIZNI-t të Elbasanit.

Mariglen Disha ka kryer studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, ku është diplomuar për Ndërtim në vitin 2006.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Vaksina nuk të mbron 100%”, epidemiologu: Efektiviteti fillon pas 10 ose 12 ditësh
Dr. Edjon Hajro - Procedura e pacemakerit ( bateria e zemrës)- Spitali Amerikan 3 »
Article Logic
Execution time: 0.012239933013916
array(1) { ["section"]=> string(81) "emerohet-drejtori-i-ri-i-agjencise-shteterore-te-kadastres-ne-elbasan-emri-236589" }