Emërohet drejtori i ri i Teatrit të Kukullave, 'Mjeshtri i Madh' Agim Bajko zë vendin e Erion Isait

Publikuar tek: aktualitet, më 11:36 14-02-2020 Emërohet drejtori i ri i Teatrit të Kukullave, 'Mjeshtri i Madh' Agim Bajko zë vendin e Erion Isait Agim Bajko

Aktori i njohur Agim Bajko emërohet drejtor i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave.

Bajko emërohet në krye Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave pas lirimit nga detyra të Erion Isait, me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kujtojmë se Isai është liruar nga detyra që mbante pasi shpalli kandidaturën për kryebashkiak i Kolonjës ku rezultoi dhe fitues.

Agim Bajko është një ndër aktorët më të spikatur komik. Nivelet më ta larta i mberriti kryesisht ne komedi të plota, në skeçe të gjata, ku mundesia per t’i vizatuar figurat më ne thellesi e plotesi ishte me e madhe.

Ndër rolet e tij më të veçanta janë: Don Kishoti ne inskenimin e pjesshëm te romanit homonim te Servantesit (1982), dhëndri i dytë te komedia Tri dhënduret e Djonis Bubanit* (1987), profesori i filozofisë te komedia Borgjezi fisnik e Molierit (1989). Ka qenë po ashtu i suksesshëm në disa filma e telefilma si: Dy herë mat 1986, Edhe kështu, edhe ashtu, në vitin 1989.

Ai është humorist në disa emisione e rubrika kulturore televizive, por me emisionin humoristik “ By-pass” ka zënë vend të mirë në treg duke vënë në jetë talentin e tij prej humoristi dhe gazetari. Per kontributin e tij në medien televizive Bajko është vlerësuar me çmimin “PERSONAZHI I VITIT” me 2009 nga Vleresimi vjetor radio Televiziv. Gjithashtu, me 2012 është nderuar nga ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi me titullin “MJESHTER I MADH”.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025387048721313
array(1) { ["section"]=> string(103) "emerohet-drejtori-i-ri-i-teatrit-te-kukullave-mjeshtri-i-madh-agim-bajko-ze-vendin-e-erion-isait-195173" }