Emëroi mësues pa ndjekur procedurat, ndiqet penalisht përgjegjësi i Zyrës Arsimore

Publikuar tek: aktualitet, më 16:04 12-05-2017 Emëroi mësues pa ndjekur procedurat, ndiqet penalisht përgjegjësi i Zyrës Arsimore

Është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi të detyrës” përgjegjësi i Zyrës Arsimore në Ersekë.

Specialistët e Sektorit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit me iniciale S.D, 63 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore në Ersekë).

Procedimi ndaj tij filloi në bazë të pamjeve filmike të transmetuara në datë 08.05.2017, tek emisioni  investigativ “FIKS FARE” në Top Channel, por gjithashtu edhe nga kallëzimi i bërë prej shtetasit A.J, 57 vjeç, banues në Ersekë, me profesion mësues pasi dyshohet se shtetasi S.D, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke bërë emërime mësuesish pa ndjekur proçedurat standarte.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E akuzuan se ishte e dehur, reagon deputetja e Partisë Socialiste
Alpha Bank Albania inauguron ambientet e reja të degës në qytetin e Elbasanit »
Article Logic
Execution time: 0.01102614402771
array(1) { ["section"]=> string(87) "emeroi-mesues-pa-ndjekur-procedurat-ndiqet-penalisht-pergjegjesi-i-zyres-arsimore-78415" }