Emigrantët 48 orë të bllokuar në dogana, Basha thirrje Qeverisë: Të lejohen të kalojnë kufirin menjëherë, braktisa e tyre është çnjerëzore

Publikuar tek: politike, më 22:54 02-04-2020 Emigrantët 48 orë të bllokuar në dogana, Basha thirrje Qeverisë: Të lejohen të kalojnë kufirin menjëherë, braktisa e tyre është çnjerëzore FotoArkive: Kreu i PD Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë që të lejojë menjëherë kalimin në kufi të emigrantëve shqiptarë që kanë 48 orë të bllokuar.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha thotë se braktisja e qytetarëve në kufi është papërgjegjshmëri çnjerërore.

“Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi. Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore.  Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre”, shkruan Lulzim Basha, kreu i PD.

Më herët dhe newsbomb.al ka raportuar për bllokimin e 10 barinjve shqiptarë në doganën e Qafë Thanës pasi janë dëbuar nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut dhe tashmë janë bllokuar nga pala shqiptare.

Lexo edhe: 10 barinj bllokohen në doganën e Qafë Thanës në temperatura me minus

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094571113586426
array(1) { ["section"]=> string(142) "emigrantet-48-ore-te-bllokuar-ne-dogana-basha-thirrje-qeverise-te-lejohen-te-kalojne-kufirin-menjehere-braktisa-e-tyre-eshte-cnjerezore-201142" }