Emigrantët ilegalë, tashmë kufijtë do të mbrohen me armë dhe dronë

Publikuar tek: bota, më 13:10 17-08-2017 Emigrantët ilegalë, tashmë kufijtë do të mbrohen me armë dhe dronë

Ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov shprehet i vendosur për luftimin e migracionit ilegal. Në të ardhmen do të angazhohet më shumë ushtria bullgare për mbrojtjen e kufijve me Turqinë.

Në një intervistë për gazetën gjermane, "Die Ëelt" ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov shprehet se kufiri bulgaro-turk do të duhet të ndahet në pesë zona.

"Në secilën nga këto zona ne do dërgojmë një trupë të armatosur në madhësinë e një kompanie që të mbikqyrë brezin përkatës kufitar. Atje do të jenë prezente edhe trupa speciale luftarake." 

Drone dhe kamera kundër migrantëve

Bullgaria parashikon të angazhojë 600 ushtarë për ruajtjen e kufirit.

"Kemi parë në praktikë, se ushtria është më efektive në sigurimin e kufijve se policia", thotë ministri bullgar. Ai bëri të ditur, se për mbikqyrjen e kufirit do të përdoren edhe drone dhe kamera. Në të njëjtën kohë Karakachanov kritikoi BE që nuk ia ka dalë deri më tani të mbyllë rrugët e Mesdheut për migrantët. "Ne duhet që në Itali dhe Greqi të vendosim trupa të NATO-s që të mbrojnë në raste nevoje kufijtë e jashtëm të BE-së edhe me forcën e armëve., shkruan indeksi.

Vlerësimi i ministrit bullgar të Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov për gazetën gjermane, është se shumica e atyre që vijnë në Europë përmes Mesdheut janë migrantë ekonomikë. "Ata nuk përndiqen, nuk kanë nevojë për mbrojtje të jetës së tyre, ata duan thjesht të vijnë në një vend të pasur perëndimor."

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012723922729492
array(1) { ["section"]=> string(71) "emigrantet-ilegale-tashme-kufijte-do-te-mbrohen-me-arme-dhe-drone-89364" }