Emigranti shqiptar kthehet nga Londra me valixhen plotë me para, dogana e Tiranës i sekuestron 42 mijë paund të padeklaruara (DETAJE)

Publikuar tek: barometri, më 08:58 05-08-2020 Emigranti shqiptar kthehet nga Londra me valixhen plotë me para, dogana e Tiranës i sekuestron 42 mijë paund të padeklaruara (DETAJE)

Dogana shqiptare në Rinas ka sekuestruar 42 mijë paund të padeklaruara të sjella nga një emigrant shqiptar nga Anglia.

Kësisoj emigranti me iniciale B.K, banues në Tiranë është vënë në hetim në gjendje të lirë për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Shqiptari ishte kthyer me valixhen plotë nga Londra, para të fituara nga emigracioni, por të padeklaruara. Mësohet se emigranti nuk kishte precedent të mëparshëm penalë.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Wizz Air me itinerar Luton-Rinas, u kostatua se shqiptari në valixhe kishte të padeklaruara një sasi prej 42.000 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi: Sot me date 04.08.2020 rreth ores 02:00 min eshte ushtruar kontroll pasagjerve te linjes ajrore me internerar Luton - Rinas, nga  punonjësit e Drejtorisë së Antitrafik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave,  në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas , ne hyrje te RSH.se, shtetasit  B. K. 30 vjeç banues ne Tiranë , gjate kontrollit te ushtruar ne valixhen e tij ju gjeten dhe sekuestruan ne cilësinë e provës  materiale 42.000 Paund të padeklaruara në kufi.

Nga ana e seksionit te për hetimin e krimit në Policinë Kuiftare Rinas u kryen veprimet e para hetimore dhe u procedua penalisht shtetasi B.K, per vepren penale "Mosdeklarimi i te hollave ne kufi dhe sendeve me vlerë"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01113486289978
array(1) { ["section"]=> string(137) "emigranti-shqiptar-kthehet-nga-londra-me-valixhen-plote-me-para-dogana-e-tiranes-i-sekuestron-42-mije-paund-te-padeklaruara-detaje-216128" }