Emigrantit shqiptar i bëhet atentat në Itali, në gjendje të rëndë për jetën

Publikuar tek: aktualitet, më 23:54 25-10-2020 Emigrantit shqiptar i bëhet atentat në Itali, në gjendje të rëndë për jetën

Një 40-vjeçar shqiptar, me precedent të mëparshëm penal ka qënë shenjestër e një atentati në komunën italiane të Asti. Ngjarja ndodhi rreth orës 11 të mbrëmjes së të shtunës.  

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shqiptarit, emri i të cilit nuk është publikuar i është bërë atentat në Corso Matteotti kur, në kryqëzimin e ‘Via San Francesco’, ai u godit nga një e shtënë me armë nga një makinë në lëvizje.

Shqiptari u shemb në tokë, ndërkohë që një kalimtar i rastit bëri të mundur transportin e tij drejt spitalit ‘Kardinal Massaia’. Emigranti iu nënshtrua një operacioni që zgjati 5 orë.

Mjekët bënë të mundur heqjen e plumbit.Aktualisht shqiptari gjendet në spital në gjendje të rëndë. Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes. Hetimet janë duke u koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik Asti dhe Departamenti Operacional Asti Carabinieri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Telebingo Shqiptare: Këto janë 4 biletat fituese me nga 12 milionë lekë secila
Vranësira, kthjellime e reshje me intensitet të ulët, mësoni si do të jetë moti këtë javë (Parashikimi) »
Article Logic
Execution time: 0.010976076126099
array(1) { ["section"]=> string(81) "emigrantit-shqiptar-i-behet-atentat-ne-itali-ne-gjendje-te-rende-per-jeten-225142" }