Emiljano Shullazi, ka paraqitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda një tjetër kërkesë.
I akuzuari për “gjobëvënie” kërkon që në seancë të dëshmojnë edhe avokatët e Gilmando Danit, i arrestuar si një nga bashkëpunëtorët e Shullazit.
Sipas Shullazit, biznesmeni Ylvi Beqja i ka dhënë një tjetër dëshmi avokatëve të Danit dhe për këtë Emiljano Shullazi kërkon që në një seancë gjyqësore të thirren si dëshmitarë edhe avokatët e Gilmando Danit, në mënyrë që të japin versionin që Beqja ka dhënë në prani të tyre.
“Avokatët të thonë në gjyq atë që iu ka thënë Ylvi Beqja” mësohet të ketë thënë Shullazi.