Emina Cunmulaj në Tiranë pranë fëmijëve që nuk dëgjojnë, do angazhohet për të mbledhur fonde

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:14 30-09-2015 Emina Cunmulaj në Tiranë pranë fëmijëve që nuk dëgjojnë, do angazhohet për të mbledhur fonde Emina Cunmulaj mes femijeve qe nuk degjojne ne Tirane

Emina Cunmulaj, modelja shqiptare që ka lindur në SHBA, këto ditë gjendet në Tiranë dhe siç pohon vetë ajo, ka zgjedhur që të jetë ambasadore e nxënësve që nuk dëgjojnë, pranë një instituti në Tiranë. 

Cunmulaj e ndan këtë lajm me miqtë e saj duke shkruar: “Dje vizitova institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë në Tiranë dhe jam shumë e gëzuar të ndaj një lajm sepse vendosa të marr pjesë në një projekt të quajtur #ëithinnocenceon për të ndihmuar për të mbledhur fonde për artin, sepse këta fëmijë janë shumë të talentuar” shkruan ajo, duke dashur të ndajë edhe fotot e punimeve të fëmijëve.

Modelja e lindur në Michingan, i dha fund beqarisë qershorin e këtij viti, në një dasëm që nga mediat u përshkrua si përrallore. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.37950015068054
array(1) { ["section"]=> string(97) "emina-cunmulaj-ne-tirane-prane-femijeve-qe-nuk-degjojne-do-angazhohet-per-te-mbledhur-fonde-21982" }