Emisioni për Alvinin, flet gazetari i ‘Le Iene’: Do të verifikojmë nëse Gent Gazheli s’pati vullnet apo u tërhoq nga ‘presioni kryeministror’

Publikuar tek: aktualitet, më 22:47 18-10-2019 Emisioni për Alvinin, flet gazetari i ‘Le Iene’: Do të verifikojmë nëse Gent Gazheli s’pati vullnet apo u tërhoq nga ‘presioni kryeministror’ Vogëlushi Alvin Berisha dhe ambasadori shqiptar në Turqi Gent Gazheli

Historia e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha, transmetuar mbrëmë në një dokumentar të dhimbshëm nga “Le Iene” është në qendër të vëmendjes mediatike dhe asaj publike.

Në lidhje me emisionin e mbrëmshëm, ka reaguar dhe gazetari shqiptar i “Le Lene” Taulant Kopliku, i cili thotë se ambasadori Gent Gazheli që kishte në dorë fatin e Alvinit të vogël në fillim ka premtuar se do ta marrë atë nga kampi në Siri dhe do t’ja kthente të atit, por çuditërisht është tërhequr.

Dy vjet me pare kur realizuam bashke me Alice Martinelli reportazhin e femijeve te kromit ne Bulqize, doli dhe na akuzoi per manipulues. Sot pasi te gjithe shqiptare e italiane degjuan ambasadorin e tij te premtoje se do sillte Alvinin ne shtepi, doli me kasavet te madh te na sqaroje se ky nuk eshte problem ambasadoresh. Se emisioni paska lene te kuptohet se dergimi i djalit ne shtepi qenka ceshtje vullneti i ambasadorin Turqi. Ne realitet emisioni ka faktuar se ambasadori ka premtuar dhe me pas eshte terhequr”, shkruan gazetari Kopliku.

Më tej, ai shprehet se sapo të kalojë euforia anti-Macron, ata do të verifikojnë nëse ambasadori Gent Gazheli nuk pati më vullnet për rastin në fjalë apo angazhimi i tij institucional u ndërpre, sipas gazetarit Taulant Kopliku, nga “ndonjë presion kryeministror”.

Per kete ne si emision jemi te kujdesshem te dokumentojme gjithçka. Prandaj pasi te kaloje kjo euforia anti-Makron do te verifikojme se bashku nese kishim te benim me perceptim tonin per vullnetin e ambasadorit, apo vertete nje angazhim te tij institucional te nderprere befasisht dhe çuditshem nga kushedi çfare presioni kryeministror. "La carta, canta", thote italiani.

Kete se bejme per te bindur te nderuarin Kryeminister e as per ta lutur më qe te sjelle ne shtepi Alvinin dhe femijet e tjere qe jane atje. E bejme per te qene korrekt me dhjetra mijera shqiptaret qe nga mbreme jane befasuar por edhe zemeruar me papergjegjshmerine e nje qeverie qe qan si lugat per te hyre ne Europe por se derdh nje pike loti per femijet e saj rrugeve te Sirise”, përfundon gazetari shqiptar i “Le lene”.

Kujtojmë se, ambasadori Gent Gazheli kishte premtuar se nuk do e linte në kampet e Sirisë vogëlushin, por në fund thjesht nuk iu përgjigj telefonatave të gazetarit italian duke mos bërë asgjë për t’i shpëtuar jetën Alvinit.  Ishte pikerisht gazetari i “Le Iene” ai i cili shprehu publikisht zhgënjimin me ambasadorin Gazheli.

Jam i zhgënjyer, ambasadori shqiptar na dha fjalën që do të zgjidhte gjithçka. Duke qenë se Alvini nuk ka letra italiane, shteti ynë nuk bën dot asgjë për të.

Është në duart e qeverisë shqiptare që Alvini që ka mbetur i plagosur nga bombardimet në Siri, të kthehet në Itali pranë të atit që e ka kërkuar dëshpërimisht prej vitesh”, tha gazetari duke nxjerrë edhe videon që tregon se si Gazheli ia mbyll telefonin në fytyrë ndonëse gazetari i thotë se ai ka në dorë fatin e vogëlushit.

Screenshot_7.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034753084182739
array(1) { ["section"]=> string(142) "emisioni-per-alvinin-flet-gazetari-i-le-iene-do-te-verifikojme-nese-gent-gazheli-s-pati-vullnet-apo-u-terhoq-nga-presioni-kryeministror-182639" }