Emocionohet Aurela Gaçe, prezanton për herë të parë vajzën: Moment i shtrenjtë që do më ngelet në memorie

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:45 09-06-2016

Këngëtarja Aurela Gaçe duket se është emocionuar pa masë nga interpretimi i vogëlushes së saj gjatë një feste në kopësht dhe nuk është përmbajtuar pa ndarë me të gjithë emocionin që ka ndjerë.

Grace ka kënduar një këngë të cilën ka kënduar edhe Aurela kur ka qenë e vogël dhe këtë këngëtarja e përshkruan si moment të shtrenjtë që do ti ngelet në memorie.

“Më në fund ju prezantoj vajzëndritën e syve të mij e të Skerdit.

Sot unë kam ndjerë një emocion dhe lumturi që nuk përshkruhet. Sot ajo me shokët e shoqet e kopshtit kishin festën.
Nuk e dija çfarë kishin pregatitur për mua mësuese Alda dhe profesori i muzikës, Romeo.

Grace mori mikrofonin e nga goja e saj e vogël dilte kënga të cilën unë e kam kënduar kur isha vetë fëmijë.

Më vinte të qaja nga gëzimi. Unë fëmija u rrita, u bëra me fëmijë e ajo tani këndon këngën që mami ka kënduar dikur.

Nuk mund të rrija pa e ndarë me ju këtë që ndjeva.

Mendoj dhe besoj se këtë moment do ta kem unë e ajo në memorje si moment të shtrenjtë.

Nuk doja ta prezantoja Grace deri sa ajo të rritej e të vendoste vetë, por ja që nuk durova. Uroj të emocionoheni e të merrni dashuri.
Pranë Grace janë shokët e shoqet e saj si yje që ajo i do shumë” shkruan Gaçe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0082240104675293
array(1) { ["section"]=> string(109) "emocionohet-aurela-gace-prezanton-per-here-te-pare-vajzen-moment-i-shtrenjte-qe-do-me-ngelet-ne-memorie-42929" }