Emocionohet ministrja Kodheli: Dhurata e një fëmije për të atin misionar në Afganistan (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:37 27-11-2015

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është emocionuar nga surpriza që një vogëlush i ka bërë të atit i cili ndodhet me mision në Afganistan. Është vetë ministrja ajo e cila publikon videon ku fëmija shfaqet duke kënduar këngën “Ty flamur të duam shumë”.

 “Kjo është dhurata e një fëmije me rastin e Ditës së Pavarësisë për të atin e tij, misionar të paqes në Afganistan.

Është pak të thuash emocionuese, kur shikon që fëmijët dhe prindërit, të ndjehen krenarë për njëri-tjetrin.

Ndërkohë që prindërit nëpër botë mbajnë lart emrin e Shqipërisë përkrah aleatëve dhe partnerëve, fëmijët edukohen këtu me ndjenjën e atdhedashurisë. Dhe për këtë nuk mund të ndjesh tjetër, veç gëzim”, shkruan ndërkaq ministja Kodheli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Urdhëri i ri i ministrit Beqaj: Grupe kontrolli në gjithë vendin për shërbimin spitalor
Arrestohet gruaja, tentoi të fusë kanabis në “Burgun 313” »
Article Logic
Execution time: 0.013476133346558
array(1) { ["section"]=> string(97) "emocionohet-ministrja-kodheli-dhurata-e-nje-femije-per-te-atin-misionar-ne-afganistan-video-26412" }