Emocionohet Reis Çiço në emision: Çfarë u detyrua babai të thoshte në dasmën time që më pas nisi të qante

Publikuar tek: aktualitet, më 00:36 15-03-2017

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, mbrëmjen e sotme është duke u diskutuar nëse filmat e komunizmit duhet të shfaqen apo jo. Teksa gazetari Reiz Çiço mbron idenë se filmat duhet të shfaqen, pasi sipas tij nëse ata nuk lejohen të transmetohen, bashkë me zhdukjen e tyre, ikin edhe vlerat e aktorëve të njohur që i kanë luajtur.

Ndërsa ishte duke mbrojtur këtë ide, Çiço tregoi edhe një detaj nga ceremonia e tij martesore, të cilin e bëri të ndihej jo mirë. Ai tha se në dasmën e tij, babai dollinë e parë nuk e kishte ngritur për atë dhe nusen e tij, por për partinë.

“Po flas për tim atë, rahmet pastë atje ku është, kur u martova unë e dini për kë e ngriti dollinë e parë, se kishte frikë se ishin disa të ftuar atje; dollia e parë, tha të rrojë partia. Shikoni si mu bë mishi kokrra. Nuk tha të më trashëgohet djali. Pra ky regjim i ndyrë ishte. Nuk e kishte sinqerisht se erdhi me qau, mirëpo fjalën e parë atë tha”, është shprehur Çiço.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.088393926620483
array(1) { ["section"]=> string(110) "emocionohet-reis-cico-ne-emision-cfare-u-detyrua-babai-te-thoshte-ne-dasmen-time-qe-me-pas-nisi-te-qante-71917" }