Emocionuese, këngëtarja rrëfen momentin me Ardit Gjebrean: Mirënjohëse pa fund, pas kaq vitesh më rikthehet buqeta me lule nga artisti im i preferuar

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:19 08-12-2019 Emocionuese, këngëtarja rrëfen momentin me Ardit Gjebrean: Mirënjohëse pa fund, pas kaq vitesh më rikthehet buqeta me lule nga artisti im i preferuar Ardit Gjebrea dhe Marsela Çibukaj

Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj ka treguar emocionin në këngën Magjike gjatë momentit kur Ardit Gjebrea i dhuroi një buqetë me lule.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Çibukaj ka përshkruar momentet kur ajo ishte e vogël dhe priste që t’I jepte lule këngëtarit të saj të preferuar, idhullit të saj, Ardit Gjebreas në një koncert në Vlorë.

Në përshkrimin e saj Çibukaj vijon teksa thekson që pas kaq shumë vitesh është pikërisht Gjebrea që i dhuron asaj një buqetë me lule në shenjë mirënjohje për këngën e saj në Këngën Magjike.

Postimi i Marsela Çibukajt:

Mami Adelina me kishte veshur bukur dhe me kishte prere floket "kapelon" kastile per eventin me te bukur te atij viti. Do shihja me ne fund koncertin e Ardit Gjebreas ne Vlore. Prita me ore te tera ne radhe me ato lule ne dore me shpresen qe te mos me prisheshin deri sa tja dhuroja ne skene artistit tim te preferuar. Arrita tja dhuroja ato lule me ne fund duke u shtyre mes njerezve qe kendonin "Jon" dhe " Makina e Memories".

Kur iu afrova, mbaj mend qe nuk arrita te thoja asnje fjale te vetme. Sa suprizuese eshte jeta. Edhe sot s'po gjej dot fjalet. Si mund ta imagjinonte dot ajo vajze e vogel qe ato 2 trendafila nje dite do ti riktheheshin ne nje buqete kaq te bukur pikerisht nga Artisti i saj i preferuar ? Mirenjohese pa fund.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.089445114135742
array(1) { ["section"]=> string(153) "emocionuese-kengetarja-rrefen-momentin-me-ardit-gjebrean-mirenjohese-pa-fund-pas-kaq-vitesh-me-rikthehet-buqeta-me-lule-nga-artisti-im-i-preferuar-188805" }