EMOCIONUESE/ Presidenti META, Voltana ADEMI dhe të gjithë sportdashësit, në këmbë për të nderuar legjendën e basketbollit shkodran, Bledar Gjecaj (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 21:44 07-03-2020 EMOCIONUESE/ Presidenti META, Voltana ADEMI dhe të gjithë sportdashësit, në këmbë për të nderuar legjendën e basketbollit shkodran, Bledar Gjecaj (VIDEO) Bledar Gjecaj - Ilir Meta

Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër ka festë dhe emocione, kjo jo vetëm për zhvillimin e “Klasikes” së basketbollit së meshkujve mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Para nisjes së takimit sportdashësit kuqeblu dhe klubi i Vllaznisë ka nderuar në ditëlindjen e 50-të, legjendën e ekipit të tyre Bledar Gjecaj.

Kontributi i profesor Gjecaj për klubin e Vllaznisë është tepër i madh, teksa në karrierën e tij regjistron 8 tituj kampion. Gjecaj është shpallur 5 herë kampion si lojtar dhe 3 herë kampion si trajner. 

Sportdashësit të entuziazmuar edhe nga ndeshja që prisnin të shihnin janë ngritur të gjithë në këmbë dhe kanë duartrokitur për disa minuta, Bledar Gjecajn. I pranishëm në pallatin e sportit është edhe presidenti Meta, i cili i dhuroi dhe një buqetë me lule ish basketbollistit legjendar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0082528591156006
array(1) { ["section"]=> string(154) "emocionuese-presidenti-meta-voltana-ademi-dhe-te-gjithe-sportdashesit-ne-kembe-per-te-nderuar-legjenden-e-basketbollit-shkodran-bledar-gjecaj-video-197792" }