EMOCIONUESE/ Realizohet për parë trajtimi sranio-spinal, vogëlushi fiton betejën me kancerin, stafi i QSUT me ‘flatra’

Publikuar tek: aktualitet, më 10:38 12-07-2019 EMOCIONUESE/ Realizohet për parë trajtimi sranio-spinal, vogëlushi fiton betejën me kancerin, stafi i QSUT me ‘flatra’

Një vogëlush ka fituar betejën e tij me kancerin.

Njësia e Radioterapisë së Shërbimit Onkologjik të QSUT-së realizoi për herë të parë trajtimin cranio-spinal te vogëlushi Rogen.

Ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, të disponueshme në QSUT në konsultim me kolegët e Spitalit të Neurokirurgjisë dhe Onko-Pediatrisë.

“Lufta me kancerin nuk është e lehtë, por ne arritëm t’i japim Rogenit trajtimin e duhur me shumë dashuri", thonë mjekët e QSUT.

Sot ai përfundoi trajtimin dhe stafi vendosi ta percjellë duke i bërë surprizë biçikletën që dëshironte. Dashuria dhe buzëqeshja janë suplement shumë i rëndësishëm në luftën me sëmundjen.

66423353_322181158660140_8655378649366659072_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072751045227051
array(1) { ["section"]=> string(120) "emocionuese-realizohet-per-pare-trajtimi-sranio-spinal-vogelushi-fiton-betejen-me-kancerin-stafi-i-qsut-me-flatra-171960" }