EMRAT/ 3 kundër, 2 abstenim dhe 72 pro, deputetët i shtyjnë hetimin Tahirit

Publikuar tek: barometri, më 08:11 07-09-2018 EMRAT/ 3 kundër, 2 abstenim dhe 72 pro, deputetët i shtyjnë hetimin Tahirit

Zgjatet me tre muaj afati i komisionit hetimor për Saimir Tahirin.

 

Parlamenti votoi me 72 vota pro, 3 kundër dhe dy abstenim shtyrjen e afatit për hetimin e ish-ministrit të Brendshëm nga Komisioni i ngritur posaçërisht për të.

Një nga deputetët ka zgjedhur të mos marrë pjesë në votim.Sakaq, mësohet se 3 deputetët që kanë votuar kundër janë Erjon Braçe, Spartak Braho, dhe Bashkim Fino. Abstenim zgjodhën të votojnë Alket Hyseni dhe Elena Xhina. Votimi erdhi pas kërkesës për shtyrje të Edi Palokës, kryetarit të komisionit Hetimor, depozituar ditën e djeshme në Kuvend.

72 votat pro, tregojnë se mazhoranca qeverisëse ka qenë pro kësaj kërkese. Afatet përfundonin në 17 korrik por si pasojë e zgjatjes së hetimit do të shtyhet deri me 17 tetor. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013545036315918
array(1) { ["section"]=> string(79) "emrat-3-kunder-2-abstenim-dhe-72-pro-deputetet-i-shtyjne-hetimin-tahirit-133455" }