Emrat / Arrestohen 7 shqiptarë në Angli, iu gjet kanabis me vlerë 500 mijë paund

Publikuar tek: bota, më 17:45 07-01-2016 Emrat / Arrestohen 7 shqiptarë në Angli, iu gjet kanabis me vlerë 500 mijë paund

7 shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë angleze në Nottinghamshire, pasi në shtëpinë e tyre janë gjetur të mbjella në vazo 72 bimë kanabis sativa.

Sipas policisë angleze, të shtatë të arrestuarit janë shqiptarë me banim në Birmingham dhe disa kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin. Por hetuesit besojnë se pas tyre fshihen edhe persona të tjerë që drejtonin rrjetin.

Të arrestuarit janë:

Besmir Hysa, 19 vjeç - Dënim me 8 muaj burg dhe deportim

Valter Iouri, 44 vjeç - Dënim me 8 muaj burg, 200 orë punë të detyrueshme dhe gjobë

Jentom Hysa, 26 vjeç - Dënim me 8 muaj burg dhe deportim

Klintom Hysa, 20 vjeç - Dënim me 8 muaj burg dhe deportim

Florin Hysa,  29 vjeç - Dënim me 4 muaj burg dhe 200 orë punë të detyrueshme

Selman Hysa, 34 vjeç - Dënim me 8 muaj burg, punë të detyrueshme dhe gjobë.

Një tjetër i arrestuar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, do të dalë në gjyq në muajin Maj.

Sipas policisë angleze, vlera e kanabisit nëse shitej në treg do të kapte shifrën e rreth 463,000 paund.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lamborghini i bardhë zhytet tërësisht në rrugën e përmbytur nga shirat (Video)
Azilkërkuesi kosovar çmonton televizorin e kampit dhe e dërgon në Kosovë »
Article Logic
Execution time: 0.011620998382568
array(1) { ["section"]=> string(83) "emrat-arrestohen-7-shqiptare-ne-angli-iu-gjet-kanabis-me-vlere-500-mije-paund-29397" }