Emrat drejt KQZ, flet Duka: Ja kush është në lista

Publikuar tek: politike, më 21:37 26-05-2017 Emrat drejt KQZ, flet Duka: Ja kush është në lista

Partia Demokratike arrin marrëveshje me Partinë Agrare Ambjentaliste.

Basha ka rënë dakord me Dukën për të futur në lista të sigurta të PD-së tre deputetë të PAA në Tiranë, Durrës dhe Fier.

Rreth orës 22:10 Duka ka takuar Bashën në selinë blu për të zyrtarizuar marrëveshjen. Pas takimit ai u shpreh:

Duka: Unë, Mediu, Ndoka, Shehi, Dule jemi ne lista. Gjithë partitë aleate parlamentare por dhe të gjithë joparlamentare nuk ka parti të regjistruar, mundet të regjistrohet Mediu teknikisht për të përfituar numëruesit.

Sa deputetë përfituat ju në listë?

Duka: Atë do ta thotë Basha kur të publikojë dhe çojë emrat në KQZ pas një orë, një orë e gjysmë.Qëllimet tona i përmbushëm.

Janë mbyllur listat e PD?

Duka: Di që kanë mbyllur listat tona, por pothuajse janë mbyllur të gjitha listat.

Po sipas burimeve PD ka arritur marrëveshje dhe me PR e Mediut. Pritet vendimi për AK, e Kreshnik Spahiut.

Ndërkohë PD pritet të publikojë dhe listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit. PD do të mbledhë mbrëmjen e sotme Kryesinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015496015548706
array(1) { ["section"]=> string(54) "emrat-drejt-kqz-flet-duka-ja-kush-eshte-ne-lista-80115" }