Emrat e njohur të botës së krimit në Shqipëri pajisen me dokumenta të Kosovës! Vis Martinaj, shok me Eldi Dergjinin, vëllain e deputetes së LSI (Atentati te Shqiponja, si blindi i shpëtoi nga plumbat)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:46 16-12-2019 Emrat e njohur të botës së krimit në Shqipëri pajisen me dokumenta të Kosovës! Vis Martinaj, shok me Eldi Dergjinin, vëllain e deputetes së LSI (Atentati te Shqiponja, si blindi i shpëtoi nga plumbat) Eldin Dergjini- Vis Martinaj

Gazetari Flamur Vezaj, ndonëse në Amerikë, është i përditësuar me zhvillimet që ndodhin në Shqipëri, e veçanërisht, ato nga bota e ‘nëndheshme’ e krimit.

Vezaj ka publikuar fotot e dy personazheve të njohur të cilët janë pajisur me dokumenta të Kosovës, ‘nga e njëjta dorë’, siç hedh dyshimet ai.

Eldin Dergjini, vëllai i deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Amra Borova, është arrestuar disa ditë më parë në Graçanicë për një rast sulmi me shishe. Pas arrestimit është zbuluar se ai, ka identitet të ri në Kosovë. Emri i tij, është Ferdi Berisha, i lindur më 10 janar 1986 në Obiliç. Vendbanimi në Mitrovicën e Veriut.

Ka më shumë se dy javë që vëllai i një deputeteje nga Shqipëria, po mbahet në paraburgim në Kosovë. Por sipas Vezajt, ky nuk është i vetmi rast kur personazhe të krimit në Shqipëri janë pajisur me dokumente të rregullta të Kosovës. Një ndër ta, është edhe shoku i Eldin Dergjinit, Ervis Martinaj.

“Me dokumentin e Kosoves rezulton se ai në kohën që ishte ne kerkim (për vepra te ndryshme) ka kaluar disa herë në Kosove i pashqetesuar pasi ka ndërruar edhe identitetin! Sic duket është e njëjta dore që ka pajisur me dokumenta të rregullta të dy personazhet e njohur të botës së krimit nga Shqiperia! Të dy këta vetem pak muaj me parë u përfshinë në një atentat me armë zjarri në rreth rrotullimin “Shqiponja” ku falë makinës se blinduar arritën t’i shpetojne plumbave!’, shkruan Vezaj.

Screenshot_3.jpg

E PLOTË NGA FLAMUR VEZAJ:

Kriminelet me dokumenta te Kosoves!
##
Arrestimi ne Kosove i shtetasit Eldin Dergjini (Barova) i njohur ndryshe si vellai i deputetes se Kuvendit te Shqiperise, provoje edhe njehere se shume kriminel nga Shqiperia jane pajisur me dokumente te rregullta ne Kosove me gjeneralitete te ndryshme! Sipas mediave ne Kosove vellai i deputetes Amra Barova ishte pajisur me dokumenta te rregullta te Kosoves me emrin Ferdi Berisha i lindur ne Obiliq! Me kete identitet, fal parave dhe njohjeve ne poltike dhe me boten e krimit ne Kosove ai eshte pajisur edhe me pasaporte biometrike! Per kete rast dhe te tjera si ky, deri me tani asnje zyrtare ne Kosove nuk ka mbajtur pergjegjesi!!! Po, sipas te dhenave te policise se Kosoves, nuk eshte i vetmi ky shtetas qe eshte pajisur me dokumente te rregullta te Kosoves! Jane dhjetra personazhe te krimit ne Shqiperi qe fal njohjeve me personazhe te politikes dhe krimit kane arritur te marrin edhe dokumente te rregullta te Kosoves! Ne mesin e kesaj liste rezulton edhe shoku i Eldin Dergjinit, personazh i njohur i krimit ne Shqiperi Elvis Martinaj! Me dokumentin e Kosoves rezulton se ai ne kohen qe ishte ne kerkim (per vepra te ndryshme) ka kaluar disa here ne Kosove i pashqetesuar pasi ka nderruar edhe identitetin! Sic duket eshte e njejta dore qe ka pajisur me dokumenta te rregullta te dy personazhet e njohur te botes se krimit nga Shqiperia! Te dy keta vetem pak muaj me pare u perfshijne ne nje atentat me arme zjarri ne rreth rrotullimin “Shqiponja” ku fal makines se blinduar arriten ti shpetojne plumbave!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.31550598144531
array(1) { ["section"]=> string(201) "emrat-e-njohur-te-botes-se-krimit-ne-shqiperi-pajisen-me-dokumenta-te-kosoves-vis-martinaj-shok-me-eldi-dergjinin-vellain-e-deputetes-se-lsi-atentati-te-shqiponja-si-blindi-i-shpetoi-nga-plumbat-189539" }