EMRAT: Kush janë të plagosurit në atentatin ndaj prokurorit Arjan NDOJ, Policia jep detaje

Publikuar tek: aktualitet, më 17:42 01-11-2019 EMRAT: Kush janë të plagosurit në atentatin ndaj prokurorit Arjan NDOJ, Policia jep detaje Foto nga vendngjarja, prokurori Arjan Ndoj

Policia e Durrësit ka dhënë informacion për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ku mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Sipas policisë, tre të plagosurit, përfshi edhe prokurorin e Durrësit Arjan Ndoj i cili ka marrë dy plumba por është jashtë rrezikut për jetën, janë A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

Bëhet fjalë për Andi Malokun, i cili është nisur me urgjencë drejt Tiranës si dhe Aleksandër Lahon, ky i fundit është i forti i Shijakut Landi Muharremi, i cili përdor edhe identitetin tjetër Pëllumb Muharremi.

 

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Durrës - Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur "Mbikalimi i Shkozetit" kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

Shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030041933059692
array(1) { ["section"]=> string(95) "emrat-kush-jane-te-plagosurit-ne-atentatin-ndaj-prokurorit-arjan-ndoj-policia-jep-detaje-184372" }