EMRAT/ Pezullohet shefi i krimeve dhe ai i Komisiariatit në Cërrik, shkon në 4 numri i zyrtarëve që nxorën informacionet sekrete për superaksionin e armëve

Publikuar tek: aktualitet, më 19:13 11-07-2019 EMRAT/ Pezullohet shefi i krimeve dhe ai i Komisiariatit në Cërrik, shkon në 4 numri i zyrtarëve që nxorën informacionet sekrete për superaksionin e armëve

Shefi i Krimeve në Cërrik Albjon Xhitozi dhe shefi i Komisariatit i këtij qyteti Bilal Semanaj, janë pezulluar nga detyra për nxjerrjen e informacioneve sekrete.

Mësohet se Xhitozi e Semanaj kanë nxjerr në media fotot e armëve të sekuestruara nga RENEA në një superaksion në Elbasan, në 1 korrik.

Gjithashtu, gjatë paradites së sotme janë pezulluar nga detyra dhe dy zyrtarë të tjerë të policisë së Elbasanit, specialisti i Krimeve të Rënda E.Gjyli dhe inspektori i Krimeve të Rënda E. Hoxha.

Sakaq, hetimet vijojnë ende për zbulimin e grupit kriminal që dyshohet se i posedon dhe mund t’i ketë përdorur në një sërë ngjarjesh kriminale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077509880065918
array(1) { ["section"]=> string(160) "emrat-pezullohet-shefi-i-krimeve-dhe-ai-i-komisiariatit-ne-cerrik-shkon-ne-4-numri-i-zyrtareve-qe-nxoren-informacionet-sekrete-per-superaksionin-e-armeve-171897" }