EMRI / Arrestohet shefi i Policisë në Fushë-Arrëz, përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona

Publikuar tek: aktualitet, më 23:04 05-06-2020 EMRI / Arrestohet shefi i Policisë në Fushë-Arrëz, përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona Foto ilustruese

SHÇBA arreston shefin e Stacionit Policor në Fushë Arrez, i kallëzuar për përdhunimin e një vajze në prill të vitit 2015.

Shefi i policisë Izmir Duraku dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e cila kishte shkuar në polici për të denoncuar përdhunimin nga disa persona të tjerë. Në atë kohë shefi i policisë mbante detyrën e specialistit të Hetimit të Krimeve në Shkodër.

Së fundmi, në praninë e një psikologu, vajza ka vendosur ta kallëzojë shefin e policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sonte ne mbremje, Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushe Arrez, i dyshuar per marredhenie seksuale me dhune.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por eshte kallezuar se fundmi nga vajza, ne prani te nje psikologu.

Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

SHÇBA ndaloi I.D., me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, ne DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura".

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme.

Nderkohe autoritetet shteterore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qender Sociale.

Duke perfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i ben thirrje çdokujt qe eshte dhunuar apo ndihet nen presion, te denoncojne menjehere prane Policise se Shtetit apo Prokurorise, si dhe prane SHÇBA nese evidentojne shkelje te punonjesve te Policise, ne numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim te shpejte.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095140933990479
array(1) { ["section"]=> string(123) "emri-arrestohet-shefi-i-policise-ne-fushe-arrez-perdhunoi-vajzen-qe-shkoi-te-denonconte-perdhunimin-nga-disa-persona-209212" }