Personi që shihni në foto nga e djathta me sy të mbuluar me të zezë është Mario Metaj nga Fieri, 27-vjeçari që u ekzekutua pasditen e sotme me 5 plumba në Patra të Greqisë.
Mediat fqinje bëjnë me dije se ekzekutimi është kryer për një sasi droge, e cila nuk ishte paguar nga viktima. Ngjarja ka ndodhur në zonën e kryqëzimit Kourtesis, në Patras dhe mendohet se edhe ekzekutorët janë shqiptarë dhe kjo ishte një përplasje mes bandave.
Sipas ‘Tempo24’ ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 pasdite, me orën shqiptare 17:00 dhe gjithçka nisi kur në 2 automjete, po hipnin disa persona. Të dy automjetet ndaluan në Kryqëzimin Kourtesis.
Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve, 2 automjetet kishin filluar të ecnin me shpejtësi dhe dukej sikur ishin në ndjekje të njëra-tjetrës. Më pas pasagjerët zbresin nga të automjetet dhe nis një përplasje e ashpër mes tyre. Në një moment dëgjohen edhe të shtëna.
Si rezultat i të shtënave, 27-vjeçari shqiptar, i cili ishte përleshur me disa të tjetë ra mbi asfalt. Qytetarët që panë skenën u tmerruan dhe filluan të vraponin e të fshiheshin.