EMRI/ Ra në sy nga makina me targa angleze, kapet me mijëra paund kosovari në Përmet: Për 3 vjet futi 15 makina në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 18:29 09-07-2020 EMRI/ Ra në sy nga makina me targa angleze, kapet me mijëra paund kosovari në Përmet: Për 3 vjet futi 15 makina në Shqipëri Foto ilustruese

Një makinë me targa angleze YC54WSU, është dukur e dyshimtë nga policia në pikën e Kalimit Kufitar “Tre Urave” në Përmet. Gjatë kontrollit brenda saj janë gjetur 25 mijë paund të padklaruara.

Drejtuesi i automjetit me krah anglez ishte shtetasi kosovar Ardian Ndreka. Ky person është banues në Deçan të Kosovës i shoqëruar nga Brahman Berisha, banues në Prishtinë.

Ardian Ndreka për një periudhë 3-vjeçare ka futur në Shqipëri 15 mjete me targa britanike në periudha të ndryshme kohore në pika të ndryshme kufitare.

Pas veprimeve të kryera u sekuestruan kartmonedhat angleze së bashku në automjetin që i transportonin dhe filloi procedimi ndaj dy shtetasve kosovare për veprën penale të mos deklarimit të të hollave në kufi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094590187072754
array(1) { ["section"]=> string(127) "emri-ra-ne-sy-nga-makina-me-targa-angleze-kapet-me-mijera-paund-kosovari-ne-permet-per-3-vjet-futi-15-makina-ne-shqiperi-213357" }