EMRI/ U kap me drogë dhe u dëbua nga Britania, shqiptari kthehet sërish me kamion për të takuar të dashurën (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 18:37 14-07-2020 EMRI/ U kap me drogë dhe u dëbua nga Britania, shqiptari kthehet sërish me kamion për të takuar të dashurën (FOTO) Ilustruese

Një shqiptar i cili u dëbua nga Britania e Madhe dhe vendosi të shkojë sërish me dokumente të rreme, është kapur dhe është dërguar në gjykatë.

Edison Lici u soll në Shqipëri, por shkoi përsëri në Britani me kamion dhe u vendos në Uells, ku bleu dokumente false italiane dhe u përpoq që të merrte leje qendrimi në Mbretërinë e Bashkuar.

lici.jpg

Skema e falsifikimit të dokumenteve u shkatërrua dhe u vu re se letrat e tij ishin false. Në shtator të 2018 Lici u depërtua në vendlindje (Shqipëri) pas një dënimi penal në qershor të po atij viti.

Hannah George tha se i pandehuri kishte shkelur urdhrin e dëbimit duke u futur sërish në Mbretërinë e Bashkuar me kamion. Pastaj në korrik 2019 Lici aplikoi për leje të përkohshme me dokumente false italiane me emër Alex Passini.

Lici u arrestua në Cardif marisn e këtij viti për çështje të lidhura me drogën. Kur iu panë dokumentet u vu re se ai kishte kohë që jetonte atje nën emrin e një shtetasi italian. Shqiptari 28-vjeçar e pranoi se kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar duke shkelur urdhrin e dëbimit dhe duke poseduar dokumente të rreme.

Lisa Wilson tha se Lici kishte ardhur në Uells për të qenë me të dashurën e tij dhe kishte mbijetuar duke bërë punë të ndryshme, në lavazho apo ndërtim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010180950164795
array(1) { ["section"]=> string(117) "emri-u-kap-me-droge-dhe-u-debua-nga-britania-shqiptari-kthehet-serish-me-kamion-per-te-takuar-te-dashuren-foto-213833" }