EMRI - U zhduk 17 muaj më parë, gjendet në Greqi trupi i pajetë i shqiptarit (Çfarë filmuan kamerat e sigurisë së anijes)

Publikuar tek: rajon, më 18:34 25-09-2020 EMRI - U zhduk 17 muaj më parë, gjendet në Greqi trupi i pajetë i shqiptarit (Çfarë filmuan kamerat e sigurisë së anijes) Laert Beqaj

Shqiptari 36-vjeçar Laert Beqaj u zhduk para 17 muajsh pa lënë asnjë gjurmë, ndërsa është gjendur trupi i tij i pajetë tre ditë më parë në një zonë shkëmbore në Andro.

Mediat fqinje thonë se janë disa skenarë për zhdukjen e shqiptarit në mesnatën e 8 prillit 2019, mirëpo ende nuk është konfirmuar.

George Tsoukalis, i cili udhëhiqte hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje tha se trupi i shqiptarit fatkeq, u pa në një zonë shkëmbore pranë plazhit dhe u identifikua në një laborator.

Sipas hetimeve, një ditë para bërjes publike të lajmit për zhdukjen e tij, një burrë, i cili ishte në bordin e një anijeje rrugës nga Rafina për në Mykonos, ra në det. Mirëpo askush nuk i kishte kërkuar gjurmët e personit që u hodh në det, pasi ky njeri ishte me identitet të panjohur.

Pasi u panë kamerat e sigurisë së anijes, nga rrobat dhe nga dëshmitë e udhëtarëve, doli se ky person ishte Laerti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021362066268921
array(1) { ["section"]=> string(123) "emri-u-zhduk-17-muaj-me-pare-gjendet-ne-greqi-trupi-i-pajete-i-shqiptarit-cfare-filmuan-kamerat-e-sigurise-se-anijes-221665" }