EMRI/ Vrau me thikë 21-vjeçarin shqiptar, gjykata dënon me burgim të përjetshëm italianin

Publikuar tek: bota, më 20:33 22-10-2020 EMRI/ Vrau me thikë 21-vjeçarin shqiptar, gjykata dënon me burgim të përjetshëm italianin

Një 45-vjeçar italian është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një të riu shqiptar, i cili u gjet me dëmtime në kokë dhe gjoks në një banesë në Brighton.

Shqiptari Serxhio Marku, 21 vjeç, u gjet i plagosur në pronën në Stafford Road më 11 Shtator 2019 dhe vdiq më vonë në spital. Punëtori i kuzhinës Francesco D'Agostino, 45 vjeç, nga Stafford Road, u shpall fajtor nga gjykata, shkruan BBC.

ai.jpg

Avokatja e shqiptarit tha se miqtë dhe familja Marku kishin humbur një djalë dhe vëlla shumë të dashur, duke shtuar, “Gjatë gjithë hetimit tonë, familja e tij është sjellë me dinjitetin më të madh, pavarësisht nga humbja e tyre tragjike".

Policia tha që 21-vjeçari kishte pësuar plagë të shumëfishta nga sulmi me thikë dhe fatkeqësisht nuk arriti që të mbijetojë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarmohet sërish Franca, një grua kërcënon të hidhet në erë duke bërtitur 'Allahu Akbar' (VIDEO)
Greqia me rekord të infektuarish i rikthehet RI-IZOLIMIT, nga e shtuna me 2 masa të reja »
Article Logic
Execution time: 0.01308798789978
array(1) { ["section"]=> string(94) "emri-vrau-me-thike-21-vjecarin-shqiptar-gjykata-denon-me-burgim-te-perjetshem-italianin-224782" }