Enca iu përgjigjet me fjalë banale akuzave për photoshop

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:29 28-08-2016 Enca iu përgjigjet me fjalë banale akuzave për photoshop

Këngëtarja Enca Haxhia kundërshton ashpër akuzat e bëra ndaj saj për modifikimin e fotove me photoshop. “Edhe kur të më keni përballë, sërish do thoni se unë jam bërë me photoshop, kaq budallenj jeni”, shkruan këngëtarja në snapchat.

Ajo shton se është shumë tërheqëse dhe u kërkon fansave të mos flasin më broçkulla rreth saj në 24 orë në 7 ditë të javës.

Enca ka reaguar aq ashpër ndaj fansave të saj saqë u drejtuar atyre edhe me fjalë banale. “Budallallëqet tuaja nuk më kanë bërë më pak të suksesshme apo më pak të bukur, thjesht më kanë bërë t’ju shaj nga nënat”- shkruan ajo në një nga postimet e saj. Këngëtarja shprehet se nuk është perfekte, megjithatë për çdo gjë ia ka dalë vetë mbanë dhe është e vërtetë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027424097061157
array(1) { ["section"]=> string(62) "enca-iu-pergjigjet-me-fjale-banale-akuzave-per-photoshop-51075" }