Askush nuk do që të goditet nga ndonjë endacak në rrugë, sidomos kur është duke I dhënë makinës. Por fatkeqësisht kjo i ka ndodhur dje një vajze të re, e cila ishte duke drejtuar automjetin e saj në Tiranë. Ngjarja në kryeqytet ka ndodhur në bulevardin ‘’Zhan D’Ark’’, ditën e djeshme.
I.P ishte duke drejtuar makinën, ndërkohë që është goditur nga endacaku 40-vjeçar Njazi Beqa me sende të forta. Nuk dihet pse ka ardhur reagimi agresiv i endacakut si dhe nëse ai i ka kërkuar lekë 33-vjeçares. Beqa është arrestuar pas denoncimit të shtetases, por ai kishte edhe precedent të mëparshëm kriminalë.
Ngjarja po hetohet ende nga policia si dhe po zbardhen rrethanat e komunikimit mes tyre. Beqa prej kohësh lëvizte në rrugët e Tiranës, duke kërkuar para tek kalimtarë të ndryshëm.