Ende asnjë gjurmë/ Pistë e re hetimi për rrëmbimin e 49 vjeçarit në Kamëz, po vuan pasojat e vëllezërve të burgosur për drogë në Angli

Publikuar tek: aktualitet, më 17:54 20-01-2020 Ende asnjë gjurmë/ Pistë e re hetimi për rrëmbimin e 49 vjeçarit në Kamëz, po vuan pasojat e vëllezërve të burgosur për drogë në Angli

Zbardhen detaje të reja nga pengmarrja e Jak Prengës e ndodhur disa ditë më parë në Kamëz, për të cilin ende nuk ka asnjë gjurmë nga autoritet shqiptare.

 Dyshohet se pengmarrja e tij lidhet me aktivitetin kriminal të dy vëllezërve të tij të cilët aktualisht ndodhen në burg në Angli të arrestuar për trafikim lëndësh narkotike.

Prenga u rrah dhe më pas u mor peng nga dy persona me makinë, në rrugën “London”. Pista e parë e pengmarrjes dyshohej se ishte një borxh i pashlyqer i 49 vjeçarit ndaj autorëve, pasi u kishte blerë një makinë.

Para pengmarrjes ka pasur një konflikt me sende të forta mes 2 pengmarrësve dhe 49 vjeçarit, ku njëri prej tyre ka mbetur dhe i plagosur pasi në vendin e ngjarjes ka pasur shenja gjaku.

Aktualisht ende nuk ka asnjë gjurmë të personit të rrëmbyer, sakaq kujtojmë se 2 ditë pas rrëmbimit automjeti i autorëve “Range Rover” i denoncuar i vjedhur, është gjetur i djegur në Durrës.

Prenga sipas qytetarëve ishte njeri jo problematik dhe nuk ka pasur konflikte me askënd. Pista kryesore që po hetohet aktualisht është lidhja me vëllezërit e tij dhe pazaret e tyre të pambyllura të drogës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070509910583496
array(1) { ["section"]=> string(139) "ende-asnje-gjurme-piste-e-re-hetimi-per-rrembimin-e-49-vjecarit-ne-kamez-po-vuan-pasojat-e-vellezerve-te-burgosur-per-droge-ne-angli-192625" }