Ende asnjë marrëveshje, Vetëvendosje: Takohemi sërish nesër, bashkë me ambasadorët e Quint dhe shefen e BE-së

Publikuar tek: rajon, më 23:51 27-01-2020 Ende asnjë marrëveshje, Vetëvendosje: Takohemi sërish nesër, bashkë me ambasadorët e Quint dhe shefen e BE-së FotoArkive: Kreu i VV Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur të dakordësohen për një marrëveshje për formimin e koalicionit qeverisës.

Edhe sot, gjatë një takimi dy orësh në Kuvendin e Kosovës nuk u arrit që të sigurohej një marrëveshje e pranueshme për të dy palët. Mirëpo, mesa duket dy partitë që morën më shumë vota në zgjedhjet e 6 tetorit do të takohen sërish nesër, bashkë me faktorin ndërkombëtar.

Mediat në Kosovë shkruajnë për një ndikim të ndërkombëtarëve në bisedime, ndërsa nga vetë dy partitë thonë se takimi me ta do të jetë vetëm "informativ".

“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02527904510498
array(1) { ["section"]=> string(113) "ende-asnje-marreveshje-vetevendosje-takohemi-serish-neser-bashke-me-ambasadoret-e-quint-dhe-shefen-e-be-se-193341" }