Ende pa përfunduar takimi në zyrën e Ramës, mjekët fillojnë protestën në oborrin e QSUT

Publikuar tek: aktualitet, më 09:23 24-09-2020 Ende pa përfunduar takimi në zyrën e Ramës, mjekët fillojnë protestën në oborrin e QSUT Ilustruese

Ende pa përfunduar takimi i 5 mjekëve në zyrën e kryeministrit Edi Rama, me ministen e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bluzat e bardha kanë nisur protestën në oborrin e QSUT.

Mjekët kanë dalë në protestë pasi kërkojnë plotësimin e 4 pikave, mes tyre sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë si dhe shpallja dëshmorë të kombit të gjithë pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në luftë me Covid.

Në takimin e nisur para protestës në kryeministri ndodhen mjekët Gent Stroni, Altin Kuqo, Fatos Olldashi, Arjan Harxhi si dhe Arjan Mezini.

Kërkesat e mjekëve:

Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013020992279053
array(1) { ["section"]=> string(93) "ende-pa-perfunduar-takimi-ne-zyren-e-rames-mjeket-fillojne-protesten-ne-oborrin-e-qsut-221464" }