Ëndërroni Australinë? Këto janë procedurat për të fituar një vizë pune në këtë shtet

Publikuar tek: bota, më 20:06 19-10-2016 Ëndërroni Australinë? Këto janë procedurat për të fituar një vizë pune në këtë shtet

Pas Gjermanisë edhe Australia ofron mundësi për të fituar viza pune. Por si mundet që të fitoni këtë të drejtë, në rast se keni marrë vendim që të largoheni nga vendi ynë. Profesioni, gjuha angleze si dhe dëshmia e penalitetit, janë disa prej kritereve përcaktuese për të marrë një vizë për në Australi.

Mësohet se aplikanti duhet të ketë nivelin e kërkuar të gjuhës angleze, aftësitë dhe kualifikimet e duhura profesionale, siguracion shëndetësor dhe të jetë në shëndet të plotë dhe dëshmia e penalitetit të jetë e pastër. Të gjitha këto kanë shumë rëndësi, sepse në momentin që miratohet viza, të jep të drejtë që të jetosh në Australi për të paktën 4 vite. Por një vizë 4 vjeçarë është një shans i madh dhe sjell edhe mundësinë e qëndrimit të përhershëm në këtë vend.

Por kush janë profesionet më të kërkuara për të fituar të drejtën e një vize në Australi?

Mësohet se profesionet më të kërkuara jena: marangozët, mekaniket, elektriçistët, montatorët, saldatorët dhe teknikët që merren me punë me çelik. Gjithashtu të kërkuar janë dhe: infermierët, personat e kujdesit për të moshuarit, arsimtarët e shkollave të mesme, sektori ti turizmit etj. Sipas të dhënave, Australia do të ketë nevojë për 160 mijë punëtorë në katër vitet e ardhshme në këto profesione.

Kërkesa do të ketë edhe në informatike ku që në këto momente ka mangësi të profesionistëve, Sipas një raporti nga Deloitte Açess Economics, 10-15% e vizave “457” u jepen personave me profesion në një nga degët e informatikës. Sipas specialistit të ekonomisë dixhitale në Deloitte Açess Economics, John O'Mahony, deri në vitin 2020 kjo fushë do të këtë nevojë për më shumë se 100 mijë punëtorë.

Por si mund të arrini të fitoni të drejtën për vizat “457”?

Kjo procedurë kalon nëpër 3 fazave. Të gjithë ata që kërkojnë vizë në Australi duhet të zgjedhin një nga profesionet e vendosura në listën e profesioneve për viza “457”. Ndërsa kryesore është oferta e punës dhe gjetja e një sponsori.

1-Se pari kompania bën kërkesë që të miratohet si sponsor.

2-Faza e dytë, kompania jep informacione rreth vendit të punës dhe kushteve të punësimit.

3- Kërkesa për vizë mund të miratohet vetëm në rast se janë miratuar dy fazat e para të bëra nga punëdhënësi.

Ajo çka është shumë pozitive në vizat Australiane është se fituesi i saj ka mundësi të marrë me vete dhe familjen, fëmijët dhe bashkëshorten. (InTv)

457 Visa

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Moska drejt pezullimit të marrëveshjes për plutoniumin, cilat janë pasojat?
Donte të përkujtonte gjyshin por i bashkëngjit fotot nudo statusit të saj (Foto +18) »
Article Logic
Execution time: 0.012687921524048
array(1) { ["section"]=> string(89) "enderroni-australine-keto-jane-procedurat-per-te-fituar-nje-vize-pune-ne-kete-shtet-56750" }