Endri Fuga, drejtor i komunikimit të Ramës ka një reagim për procesin zgjedhor në PD

Publikuar tek: politike, më 19:57 22-07-2017 Endri Fuga, drejtor i komunikimit të Ramës ka një reagim për procesin zgjedhor në PD

Deri tani asnjë eksponent i PS nuk ka folur për procesin zgjedhor brenda Partisë Demokratike ku po votohet për kreun e ri të kësaj partie, mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit.

Por, gazetari i TVSH Lutfi Dervishi ka zgjedhur rrjetin social twitter për të ironizuar për procesin. “Votova në katër qendra votimi dhe nuk vura re asnjë parregullsi” shkruan Dervishi për procesin e ndodhur sot në vendet e përcaktuara nga PD.

E kjo ironi domethënëse nuk i ka shpëtuar syve të Drejtorit të Komunikimit të kryeministrit Endri Fuga, që ka retweet këtë status të Dervishit, duke vënë shenjën e buzëqeshjes për procesin që ka ndodhur në këtë parti. 

20370371_10156305580773765_865026350_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008958101272583
array(1) { ["section"]=> string(89) "endri-fuga-drejtor-i-komunikimit-te-rames-ka-nje-reagim-per-procesin-zgjedhor-ne-pd-87018" }