Endri Shabani, përfaqësues i Nismës Thurje, shkruan për një paradoks që ndodh jo rrallë në Shqipëri. Ai i referohet lajmit të djeshëm sipas të cilit Gjykata e Tiranës kishte pushuar çështjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut Valdrin Pjetri.
Shabani thotë se Pjetri që ishte marrë me drogë në rininë e tij “ia hodhi pa u lagur” drejtësisë, ndërsa aktivisti i ri Arnold Gordani, është proceduar penalisht pasi ka marrë pjesë në një protestë kundër qeverisë Rama.
“Mirepo, ne shtetin tend, dhe ne shtetin tim, drejtesia liron Valdrinet dhe procedon Arnoldet, sepse te protestosh kunder kryeministrit, eshte me e rrezikshme se te trafikosh droge. Po te ishte per ligjin Valdrini do ishte ne burg, ndersa Arnoldi do ishte duke protestuar. Por Valdrini njeh Maliqin, ndersa Arnoldi proteston kunder tij”, shkruan ndër të tjera Endri Shabani, përfaqësues i Nismës Thurje.
Shkrimi i plotë:
Sot gjykata shpalli te pafajshem ish kryetarin e bashkise Shkoder, i cili akuzohej per falsifikim te dokumenteve. Sic dukej, kur ishte i ri, Valdrini kishte zgjedhur rrugen e trafikut te droges, dhe kur u rrit perfundoi kryetar bashkie.
Po sot nisi procedimi penal per nje prej te rinjve me aktiv te Tiranes. Arnoldi eshte nje djale i mbare, qe ka zgjedhur te protestoje kunder qeverisjes se Edi Rames. Mirepo deshira e tij per te reaguar e coi ne qeli, sikur te kishte qene kriminel.
Sistemi penal eshte ngritur per te ndeshkuar ata qe, me sjelljet e tyre, perbejne rrezik per shoqerine, si dhe per te dekurajuar sjelljet qe bien ndesh me moralin e pergjithshem te shoqerise.
Mirepo, ne shtetin tend, dhe ne shtetin tim, drejtesia liron Valdrinet dhe procedon Arnoldet, sepse te protestosh kunder kryeministrit, eshte me e rrezikshme se te trafikosh droge.
Po te ishte per ligjin Valdrini do ishte ne burg, ndersa Arnoldi do ishte duke protestuar. Por Valdrini njeh Maliqin, ndersa Arnoldi proteston kunder tij.
Ne shtetin tim, ne shtetin tend, ne paguajme milion euro cdo vit qe qindra oficere, prokurore, gjyqtare, te lirojne Valdrinet dhe te arrestojne Arnoldet.
Si perfundim mesazhi qe shteti i jep te rinjve eshte: mos ndiqni rrugen e 'rrezikshme' te protestes, por shikoni ate tjetren...se mbase beheni kryetare bashkie ndonje dite.