Ened NAKUÇI, prokurori i SPAK që e filloi me një projekt të SOROS e që vazhdoi pasurinë me pagat e veta e të bashkëshortes (DOKUMENTET)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:50 26-12-2019 Ened NAKUÇI, prokurori i SPAK që e filloi me një projekt të SOROS e që vazhdoi pasurinë me pagat e veta e të bashkëshortes (DOKUMENTET) Ened Nakuçi

Një llogari në Credins prej 1400 dollarësh; bashkëshortja 3000 euro te Intesa, ndërsa djali 11 milionë lekë të vjetra po te Intesa; vajza Nikol një llogari prej 8300 eurosh te Intesa…Kaq janë kursimet e deklaruara nga prokurori I SPAK, Ened Nakuçi, raporton newsbomb.al.

Pjesën më të madhe të të ardhurave e deklaron nga paga si prokuror pranë gjykatës së shkallës së parë të krimeve të rënda prej 16 milionë lekësh. Plus edhe një kredi konsumatore 10 mijë euro.

Për shtëpinë nuk kanë paguar sepse apartamentin e kanë fituar me anë të privatizimit dhe sipas rivlerësimit, ka një vlerë prej 93 milionë lekësh të vjetra. Por ndërkohë që duan të blejnë edhe një garazh prej 20 metrash katrorë në shumën 6 milionë lekë dhe këto me kursime, sipas deklaratës së vitit 2018.

Në 2015 kanë blerë një makinë të re, madje shumë të mirë, në shumën prej 26.300 eurosh, dhe e kanë paguar nga llogaria e përbashkët, cash por edhe 10 mijë euro nga kredia e bankës.

Në 2010 shkruan se ka jetuar me prindërit, me të cilët ka shitur shtëpinë e fituar nga privatizimi, ku ai vetë zotëron 1/3 në vlerë 63 milionë lekë të vjetra dhe ka blerë po me prindërit apartament me sipërfaqe 73 metra katrorë në shumën 100 milionë lekë të vjetra, e ku Nakuci ka 60 përqind.

Ened Nakuçi fillimet nuk I ka pasur të thjeshta. Në 2003 raporton vetë se ka pasur një kontratë sipermarrjeje prej 19.305 dollaresh, të shlyera nga të ardhura personale, por edhe të ardhura të fituara prej tij nga projekti Felloëship Foundation, Soros, për vitet 1999-2002, që janë sipas tij, rreth 14 milionë lekë të vjetra, raporton newsbomb.al.

dfgergwerhe4gh.jpg

dfgdegh4h.jpg

dghthdehjde45rhj.jpg

sdfgswgfswegwseg.jpg

sfwegqw3g3g.jpg

sdgfsdgfswegw3g.jpg

sdgaeghwe4gh34.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve, zbulohen porositë që dha
Ruçi uron kryeparlamentarin e ri të Kosovës: I dashur Glauk kam besim në drejtimin tuaj »
Article Logic
Execution time: 0.01127290725708
array(1) { ["section"]=> string(139) "ened-nakuci-prokurori-i-spak-qe-e-filloi-me-nje-projekt-te-soros-e-qe-vazhdoi-pasurine-me-pagat-e-veta-e-te-bashkeshortes-dokumentet-190456" }