Eneda bën njerëzit për vete, fansat në radhë për të marrë autografe (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:40 09-05-2016

Pavarësisht se prezantimi i parë në një mbrëmje të Eurovision në Holandë u kritikua në Shqipëri, Eneda Tarifa ka arritur të bëjë për vete dëgjuesit dhe ndjekësit e këtij festivali.

Këngëtarja ndodhet në Suedi, aty ku po përgatitet për gjysmëfinalen e dytë, dhe të gjithë fansat shqiptarë dhe të huaj kanë shfrytëzuar mundësinë për të marrë një autograf prej saj. Radha në tavolinën e Enedës është vërtetë e gjatë, çka rrit shpresat për një kualifikim në finalen e madhe.

Performanca në provën e dytë ishte fantastike dhe gazetarët e pranishëm e quajtën Eneda Tarifën si “golden girl”.

Shqipëria do të prezantohet më 12 maj dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë në ato vende që do performojnë në gjysmëfinalen e dytë, do kenë mundësi të votojnë për Enedën. 

stokholm.png

radhe.png

13177727_525503177652317_862082824448664349_n.jpg

13177933_525503197652315_4601466944257450382_n.jpg

*Fustani që Eneda do të mbajë veshur në festival

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.047438859939575
array(1) { ["section"]=> string(78) "eneda-ben-njerezit-per-vete-fansat-ne-radhe-per-te-marre-autografe-video-39951" }