Eneda Tarifa ‘hakmerret’ ndaj Linda Halimit: E dashur, bota-portokall

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:46 24-12-2016 Eneda Tarifa ‘hakmerret’ ndaj Linda Halimit: E dashur, bota-portokall

Këngëtarja Eneda Tarifa ka shfrytëzuar fitoren e Linda Halimit në Festivalin e Këngës për t’i kthyer të njëjtin status që kolegia kishte shkruar për të në fillm të këtij viti.

Linda kishte kritikuar këngën e Enedës me të cilën u prezantuam vjet në Eurovision dhe kjo e fundit nuk i ka harruar ato fjalë.  

“Mos erdhi gjë koha të të kthej statusin e vjetshëm e dashur Linda? Bota - "portokall". (Këtu përjashtoj vetëm Klodjan Qafokun dhe Geri Xharin. Ky status nuk ka lidhje me ta)."Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma!! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetes, dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet! Mjaft më me kengë depresive!!! U bëmë bajat jo për gjë... !!! Sikur na ka ngec disku në replay! Mirë kaq kisha. Shëndet për të gjithë", shkruan Eneda.

Ja çfarë shkruante Linda në mars të këtij viti për këngën e Enedës: “Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma!! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetes, dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet! Mjaft më me kengë depresive!!! U bëmë bajat jo për gjë... !!! Sikur na ka ngec disku në replay! Mirë kaq kisha. Shëndet për të gjithë.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038357973098755
array(1) { ["section"]=> string(71) "eneda-tarifa-hakmerret-ndaj-linda-halimit-e-dashur-bota-portokall-63666" }