Eneida Tarifa ia merr këngës në restorant, kush është ministri që e shoqëron me kitarë (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:54 27-12-2017 Eneida Tarifa ia merr këngës në restorant, kush është ministri që e shoqëron me kitarë (VIDEO)

Një atmosferë krejt festive ka përfshirë restorantin që bëri bashkë këngëtaren Eneida Tarifa, Elton Dedën, teksa shoqëroheshin edhe nga një prej figurave të rëndësishme të Partisë Socialiste, ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi.

Ndërsa pinin nga një gotë verë të kuqe, Eneida ia ka marrë këngës së njohur “Aleluja”, për t’ju përshtatur atmosferës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Ajo i referohej tekstit të shkruar nga celulari i saj, kurse tingujt e kitarës u interpretuan “live” nga Elton Deda, të cilit i është bashkuar edhe ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, i njohur për origjinën e qytetit të serenatave, Korça.

Në këtë vieo postuar nga blogeri Olti Curri, shihet interpretimi i këngëtares Tarifa, e cila me shumë gjasë ka krijuar një atmosferë të këndshme në restorantin ku ndodheshin së bashku. Por ajo që ka rënë më shumë në sy me siguri ka qenë interpretimi i Niko Peleshit, i cili ka lënë për momentin politikën dhe është argëtuar me miqtë e tij artistë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.005328893661499
array(1) { ["section"]=> string(98) "eneida-tarifa-ia-merr-kenges-ne-restorant-kush-eshte-ministri-qe-e-shoqeron-me-kitare-video-104501" }