Energjia, OSHEE kurseu 61 milionë Euro nga ulja e humbjeve dhe konkurrenca

Publikuar tek: ekonomi, më 11:13 06-03-2016 Energjia, OSHEE kurseu 61 milionë Euro nga ulja e humbjeve dhe konkurrenca

Viti 2015 rezultoi pozitiv për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), jo vetëm në aspektin e uljes së humbjeve në rrjet, duke sjellë më shumë arkëtime, por edhe te shpenzimet për mbulimin këtyre humbjeve përmes importeve.

Si rrjedhojë e uljes së sasisë dhe reduktimit të çmimit për njësi të energjisë së blerë për periudhën Janar – Dhjetor 2015, janë kursyer 61 milionë Euro në krahasim me vitin  2014.

Ky rezultat erdhi si pasojë e tre faktorëve, që janë:

-42 milionë euro si rrjedhojë e uljes fizike të humbjeve;

-12 milionë euro si rrjedhojë e blerjes së energjisë nga importi me çmimi më të ulët;

-7 milionë euro si rrjedhojë e aplikimit të marrëveshjes ndërmjet OSHEE dhe KESH.

Janë ftuar për të marrë pjesë mbi 30 kompani shqiptare dhe të huaja, kur në 2013 ky numër ishte 20, apo në 2014-n me 25.

Ftesa gjithëpërfshirse bëri të mundur që në 2015-n, 10 kompani të marrin pjesë në garë duke sjellë ofertat, kur në 2013-n, ky numër ishte vetëm 4!

Në lidhje me çmimet, krahasuar me vitin 2014 rezulton se kostoja mesatare në vitin 2015, ishte rreth 10.1 Euro/MWh më i ulët se mesatarja e 2014-s.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02273416519165
array(1) { ["section"]=> string(79) "energjia-oshee-kurseu-61-milione-euro-nga-ulja-e-humbjeve-dhe-konkurrenca-34351" }