Eni Çobani flet për jetën e saj familjare, tregon arsyen përse bashkëshorti nuk dëshiron të bëhet publik

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:24 27-12-2016 Eni Çobani flet për jetën e saj familjare, tregon arsyen përse bashkëshorti nuk dëshiron të bëhet publik

Juristja Eni Çobani ka qenë e ftuara speciale sonte në emisionin “Rudina” në TV Klan.  Teksa ka folur për profesionin e saj ajo ka treguar dhe disa "sekrete" të jetës familjare, një ndër to faktin që bashkëshortit të saj nuk i pëlqen të ekspozohet në publik. 

Juristja e shpjegon këtë me arsyen se “ajo është mjaft për familjen”:

“Aveniri është një natyrë e qetë, nuk i pëlqen publiciteti. Nuk dëshiron të jetë shumë i publikuar. Mjafton një për familje, thotë. Normalisht, unë them që kryesorja e suksesit tim është qetësia e tij. Ai e ka përcjellë gjithmonë me shumë qetësi profilin tim publik, sepse nuk është e lehtë. Por gjithmonë kur trokas në shtëpi dhe futem, jam e qetë. Qetësia që më falin ata është frymëzimi i ditës sime të nesërme.”

Duke e falënderuar publikisht për qetësinë, tolerancën, mirëkuptimin për profesionin e saj, Eni pranon se vetëm një njeri si Aveniri mund të pranonte Enin si bashkëshorte.

 eni_eni.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018544912338257
array(1) { ["section"]=> string(109) "eni-cobani-flet-per-jeten-e-saj-familjare-tregon-arsyen-perse-bashkeshorti-nuk-deshiron-te-behet-publik-63954" }