Eni Çobani: Video me Ballën? Duhet një ligj për privatësinë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:00 30-04-2015 Eni Çobani: Video me Ballën? Duhet një ligj për privatësinë Eni Çobani

Juristja Eni Çobani ka komentuar videon intime të Sokol Ballës si tërësisht private, pa lidhje me publiken. Pas kësaj që ndodhi, Çobani mendon se duhet me urgjence një ligj për ‘’Privatësinë’’. Sipas moderatores së emisionit ‘’Shihemi në gjyq’’, në TV Klan, veprimet e Ballës janë zgjedhje të trupit të tij, që nuk mund t’i gjykojë asnjë.

“Fusha e tij private është krejt e pastër, pa asnjë lidhje me publiken. Balla ka qenë totalisht vetëm, në ambientin e tij privat. Nuk ka implikuar askënd, as ka ofenduar njeri,a s ka joshur njeri për punë, as ka përmendur emra, thjesht ka qenë në intimitet të tij, krejt jashtë sferës së punës e jetës publike. Veprimet janë zgjedhje të trupit të tij, që nuk mund t’i gjykojë asnjeri. Janë gjëra thellësisht private, që as duhen diskutuar.”, thotë Çobani për gazetën ‘’Panorama”, duke shtuar se zhvillimet që ndodhin aty janë zgjedhje individuale, që nuk kanë të bëjnë me jetën e askujt tjetër.

Sipas saj ka ardhur koha që të hartohet dhe miratohet ligji për privatësinë, pasi po shkatërrohen familje dhe karriera.

“Edhe pse është personazh publik, pasi dhoma e gjumit është private. Gjërat private  nuk duhen përdorur nga askush, as individ, as institucion ndaj them se duhet në mënyrë emergjente ligji i ‘’privacy’’. Duke mos e ndarë pjesën e jetës publike me atë private, sot po shkatërrohen familje, po shkatërrohen karriera që janë ngritur me zor ndër vite.”, argumenton Çobani.

Ajo, madje i bën ftesë Ballës që të shkojë në emisionin e saj për t’u përballur me personin që ka bërë publike videon intime.

“Besoj falje publike. Do ta ftoja Sokolin në emisionin tim, nëse ai do gjykonte se personi që do kishte përballë, do ia vlente që ta pranonte për t’i kërkuar falje. Do t’ia bëja këtë ftesë si një koleg por edhe sepse njihemi herët.”, përfundon Çobani.

Video intime e Sokol Ballës doli disa ditë më parë duke qarkulluar në rrjete sociale dhe medie. Top Channel ka hequr disa kohë nga transmetimi emisionin e Ballës ‘’Top Story’’, duke lënë një moment të dytë për të rifilluar. Balla ka nisur një betejë ligjore në këtë sulm ndaj privatësisë së tij. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Falsifikonin pasaporta dhe diploma, arrestohen 2 persona
Itali, të burgosurit shqiptarë, italianë, marokenë, sherr mes tyre, plagosin policin »
Article Logic
Execution time: 0.01187801361084
array(1) { ["section"]=> string(63) "eni-cobani-video-me-ballen-duhet-nje-ligj-per-privatesine-10020" }