Enkel Demi i ashpër me Lu dhe Vlahutin: Nuk duhet ta kishte bërë kurrë deklaratën për “peshqit e mëdhenj”

Publikuar tek: barometri, më 08:11 10-07-2018 Enkel Demi i ashpër me Lu dhe Vlahutin: Nuk duhet ta kishte bërë kurrë deklaratën për “peshqit e mëdhenj”

Gazetari Enkel Demi, duke folur për largimin e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin nga Shqipëria, nxorri në pah gabimet e tyre themelore sipas tij.

 

Demi tha se Donald Lu nuk duhet ta kishte bërë kurrë deklaratën për “peshqit e mëdhenj”, ndërsa për Vlahutin u shpreh se është përfshirë më tepër se ç’duhet në refomën e drejtësisë.

Deklarata në emisionin “Dita e 8” e gazetarit Alfred Peza:

“Ne i kemi koceptuar gjithmonë si mëkëmbësa, pasi që në vitet ’30 ambasadorët kanë qënë shumë të rëndësishëm. Dhe kjo i ka dhënë atyre mundësi që të jenë më aktivë në jetën tonë politike.

Mënyra sesi e trajtojmë ne peshën e tyre i jep dhe atyre rëndësi.

Lu ka bërë një deklaratë të tmerrshme kur permendi “Peshqit e mëdhenj”, nuk duhet ta thoshte kurrë atë. Emrat konkretë që ka dhënë kanë krijuar alarm në politikën shqiptare.

Ndërsa Vlahutin u përfshi më shumë sec duhet në reformën në drejtësi. E rrjedhimisht ne i pamë si palë, pro apo kundër.

Ajo që e dëmtoi shumë Vlahutinin ishte pijari i gabuar, kur përshembull tha se “Më rrezikohet shumë jeta në Shqipëri”.

E kam parë mbi dhjetëra herë që për një kafe ishte e rrethuar me dhjetëra bodyguard.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028903007507324
array(1) { ["section"]=> string(109) "enkel-demi-i-ashper-me-lu-dhe-vlahutin-nuk-duhet-ta-kishte-bere-kurre-deklaraten-per-peshqit-e-medhenj-127350" }