Enkel Demi shpërthen ndaj Besa Shahinit: Një copë druri! Rama i pacipë

Publikuar tek: politike, më 13:11 06-06-2020 Enkel Demi shpërthen ndaj Besa Shahinit: Një copë druri! Rama i pacipë Demi-Shahini

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “ABC-ja e mëngjesit” Enkel Demi ka shprehur revoltën e tij për ngjarjen e rëndë të përdhunimit të një të miture nga roja i shkollës.

Demi ka shënjestruar ministren e Arsimit Besa Shahini, drejtorin e Policisë Ardi Veliu dhe kryeministrin Edi Rama, marrë shkas nga ngjarjet e fundit.

Ndërkaq, Shahinin ai e ka etiketuar si një ‘copë druri’, dhe kryeministrin si ‘të pacipë’.

“Prandaj këto 3 personalitete që unë përmenda: Besa Shahinin, Drejtorin e Policisë Ardi Veliun dhe kryeministrin Edi Rama, i përmenda si simbol i klasës politike. Tani do të të tregoj parullën që unë mendoj se është për këtë bisedë mënyra më sintetike për ta përcaktuar këtë lloj mërie që kemi të dy. Pavarësisht se nga bindjet politike, ne jetojmë në këtë qytet.

Kjo është parulla që ja u kushtojmë pikërisht këtyre njerëzve: Nuk duhet të jesh domosdoshmërish femër që të jesh ku**e.

Kjo është parulla që duhet ti bëjë këta me turp. Nuk mund të ndodhë që Drejtori i Policisë të dhunojë një zonjë grua në atë lloj mënyre dhe mos të japë dorëheqjen. Kryeministri thotë ja kam pranu ndjesën a thua se është Atullah Komeni.

Këta duhet të kuptojnë që njerëzit e kuptojnë se ata janë të pacipë dhe për këtë duhet tu vijë turp. Protesta e djeshme, mbi të gjitha i vlen edhe copës së drurit, e kam në sensibilitetin tejet të ulët që këta kanë, e kanë treguar edhe në rastin e Gjimnazit të Fierit", tha gazetari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099880695343018
array(1) { ["section"]=> string(75) "enkel-demi-shperthen-ndaj-besa-shahinit-nje-cope-druri-rama-i-pacipe-209271" }