Eno Koço zgjidhet anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave

Publikuar tek: politike, më 16:53 25-02-2020 Eno Koço zgjidhet anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave

Dr. Eno Koço zgjidhet anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave.

 

Intelektual me veprimtari të gjerë: dirigjent, muzikolog, profesor universiteti brenda dhe jashtë vendit, doktor i shkencave në fushën e tij, mjeshtrit Eno Koço është pinjoll i familjes sё njohur patriotike e Tashkove dhe Koçove.
Kontributet e Eno Koços janë të mirënjohura për të gjithë ne. Ka drejtuar e dirigjuar për më shumë se dy dekada orkestrën simfonike të RTSH. Ka drejtuar si dirigjent i ftuar orkestra të tjera po aq të njohura për famën e tyre në Itali, Egjipt, Britani dhe vende të tjera.

Në vitin 2002 ka mbrojtur doktoratën në specialitetin e historisë së muzikës qytetare. Ka mbajtur kurse të plota leksionesh në Universitetin e Leedsit. Gjatë periudhës së qëndrimit jashtë vendit ka vijuar veprimtarinë e tij profesionale dhe botuese. Është autor i dy monografive të botuara në gjuhën angleze dhe gjashtë veprave të tjera studimore e dokumentare në gjuhën shqipe. Mban titullin Nder i kombit dhe shumë mirënjohje e dekorata të tjera, çmime e diploma nderi, brenda dhe jashtë vendit, shkruan në faqen zyrtare Akademia e Shkencave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065848827362061
array(1) { ["section"]=> string(66) "eno-koco-zgjidhet-anetar-i-jashtem-i-akademise-se-shkencave-196421" }