Enris Qinami i bën jehonë muzikës tradicionale shqiptare, nën tingujt e sharkisë në Francë

Publikuar tek: kulture-art, më 11:10 10-02-2020 Enris Qinami i bën jehonë muzikës tradicionale shqiptare, nën tingujt e sharkisë në Francë Qinami

Enris Qinami ka zgjedhur të bëhet një nga përfaqësuesit e muzikës tradicionale shqiptare në botë.

I pranishëm në një event në Francë, Enrisi ka zgjedhur të jehojë me këngë shqipe duke i shoqëruar me sharki.

Me një instrumentit muzikor krejt të veçantë si sharkia, me elementë të sazes dhe këngët me tekste shqip, ai është i vetmi përfaqësues që interpreton e kultivon këtë lloj muzike për publikun francez.

 Enrisi studimet e para i mori në Shqipëri dhe më pas në Francë për muzikë klasike.

Performanca e tij ka lënë mbresa tek publiku francez të cilët e kanë mirëpritur me duartrokitje të forta.

Qinami ka zgjedhur për të përfaqësuar muzikën tradicionale shqiptare në një shtet të madh dhe të zhvilluar siç është Franca pasi e quan muzikën e mirëfilltë shqiptare një vlerë të rrënjëve tona.

“Muzika tradicionale është një shikim në pasqyrë e vetvetes. Ajo ruan memorien kolektive në disa forma: së pari në tekstet dhe së dyti në melodi”, ka thënë Enrisi.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Diva
»
Article Logic
Execution time: 0.0082318782806396
array(1) { ["section"]=> string(96) "enris-qinami-i-ben-jehone-muzikes-tradicionale-shqiptare-nen-tingujt-e-sharkise-ne-france-194664" }